Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHapen burgjet nga amnistia, 700 të dënuar do të lirohen menjëherë

Hapen burgjet nga amnistia, 700 të dënuar do të lirohen menjëherë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nga Kuvendi ka folur për Amnistinë Penale, e cila ka marrë aprovimin tashmë për votë pro edhe nga opozita dhe që pritet të votohet sot. Ai tregoi kategoritë që nuk përfitojnë.

“Ky numër i lartë personash aktualisht në institucionet e paraburgimit por dhe në burg, kemi një strukturë akomoduese të shpërndarë në territor, 10 plotësojnë standardet e BE, ndërsa 10 i kemi nga komunizmi, që do duhet t’i mbyllim deri në 2030. Kjo amnisti veç parimeve të humanizmit, akt mëshire i Kuvendit, ka si qëllim edhe uljen e mbipopullimit në sistem.

Nga kjo amnisti është për 1100 të dënuar me burg, 700 prej tyre do lirohen menjëherë ndërsa 400 përfitojnë ulje dënimi dhe 2700 në shërbim prove do jenë përfitues nga amnistia.

Nuk do përfitojnë ata që janë të dënuar me burg përjetë, ata që i shmangen dhe i janë shmangur drejtësisë, as ulje dhe as nga amnistia, nuk do përfitojnë ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.”, tha Manja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME