Sunday, June 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAHaradinaj: Kurti arriti marrëveshjen më të mirë të mundshme

Haradinaj: Kurti arriti marrëveshjen më të mirë të mundshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është më e mira e mundshme.

“Marrëveshja është më e mira. Nuk e ka rezultatin final që do të ishte njohja bilaterale me Serbinë, por krejt materia e kësaj marrëveshjeje është më e mira që ekziston”, ka thënë Haradinaj ne Klan Kosova.

Haradinaj tha se nenet që janë pjesë e marrëveshjes nuk janë krijuar për marrëdhënien mes dy vendeve, por janë të cituara nga konventa ndërkombëtare me të cilat kanë funksionuar shumë vende. Ai theksoi se në këtë marrëveshje nuk flitet për autonomi.

“Ne mund ta shajmë Kurtin sa të doni, ruajuni me marrëveshjen, nuk janë autonomi, nuk ka kompensime për Serbinë në këtë marrëveshje. Marrëveshja është e mirë, veç harrojeni Kurtin një herë. Nuk e ka shkruar Kurti marrëveshjen po është e Amerikës, mendoj më së shumti kontribut ka ajo”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj tha se nuk e përkrah Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por e ka kapërdirë sepse ka qenë obligim i Kosovës dhe këtë e ka bërë në momentin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“E kuptoj se çka do të thotë kur një marrëveshje ndërkombëtare kur është kthyer në çështje të shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese të vendit tim. Fare të mos jetë çështje e marrëveshjes ndërkombëtare, në moment që ki vendim të gjykatës tënde, ti mbetesh me të”, është shprehur Haradinaj.

Ai foli edhe për nenin 7 të marrëveshjes, ku tha se është gjuhë e përsëritur, teksa shtoi se në zbatimin e marrëveshjes do ta ndihmojë Kurtin.

“Në çdo nen ka diçka që ka qenë edhe në nen tjetër, është gjuhë e përsëritur pa efekt. Unë ndihmoj në zbatim, por jo përmes bashkëqeverisjes. Nuk kemi asnjë plan të përbashkët qeveritar. Unë s’do t’i bashkohem në ndonjë mënyrë”, është shprehur Haradinaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME