Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTABBC/ Erdogan në vështirësi si kurrë më parë

BBC/ Erdogan në vështirësi si kurrë më parë

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka nisur përpjekjet në një tentativë për të zgjatur udhëheqjen e tij në Turqi përtej 20 vjetësh. Ai po përballet me sfidën e tij më të ashpër përballë 6 partive opozitare që kanë bashkuar forcat në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 majit.

Turqia përballet me inflacionin në rritje dhe tërmetet që kanë lënë të vdekur 50 mijë njerëz. Erdogan dhe Partia e tij në pushtet AK thonë se do ta ulin inflacionin në një shifër të vetme, një angazhim i bërë tashmë edhe nga kundërshtarët e tyre. Turqia është bërë gjithnjë e më autoritare nën Presidentin Erdogan dhe opozita po kërkon ta ndryshojë këtë.

Çdo kandidat që mund të sigurojë më shumë se gjysmën e votave presidenciale më 14 maj është fituesi i tyre. Nëse kjo dështon, gara shkon në balotazh dy javë më vonë. Cilado parti që fiton votën parlamentare shihet si një avantazh psikologjik nëse zgjedhjet presidenciale shkojnë në një raund të dytë.

Sfida e Erdoganit

Votuesit e Turqisë kanë qenë të polarizuar prej vitesh, por Erdogan, 69 vjeç, është nën një presion si kurrë më parë. Turqia është bërë gjithnjë e më autoritare nën liderin e saj aktual, i cili e drejton Turqinë nga një pallat i madh me shumë media të kontrolluara nga aleatët e tij.

Ai ka drejtuar Turqinë që nga viti 2003, fillimisht si kryeministër, por më pas si president që nga viti 2014, duke rritur në mënyrë dramatike kompetencat e tij 3 vjet më vonë, pas një grushti të dështuar të 2016-ës. Partia e tij, AK është në pushtet që nga nëntori 2002.

Një numër në rritje i turqve e kanë fajësuar atë për rritjen e inflacionit, për shkak të refuzimit të tij për të rritur normat e interesit. Norma zyrtare e inflacionit është pak mbi 50%, por akademikët thonë se ajo është në fakt më e lartë se 100%.

Presidenti i Turqisë dhe partia në pushtet janë kritikuar gjithashtu gjerësisht për dështimin në përshtatjen e praktikave të ndërtimit të Turqisë përpara tërmeteve të 6 shkurtit dhe për keqpërdorimin e përpjekjeve të kërkim-shpëtimit më pas. Miliona turq mbetën të pastrehë në 11 provincat e prekura nga tërmetet. Meqenëse shumë prej tyre shihen si bastione të partisë Erdogan, zgjedhjet mund të fitohen dhe humben në lindje. Partia e tij AK i ka rrënjët në Islamin politik, por ai ka krijuar një aleancë edhe me MHP-në ultra-nacionaliste.

6 parti opozitare – 1 kandidat

Kemal Kilicdaroglu, 74 vjeç, duket si një kundërshtar i butë pasi ai ka qenë në krye në një sërë humbjesh zgjedhore në krye të opozitës kryesore, Partisë Popullore Republikane (CHP). Por këtë herë mund të jetë ndryshe pasi ai po lufton si kandidat i unitetit për 6 parti opozitare, duke filluar nga partia e tij e qendrës së majtë dhe partia nacionaliste “E Mira” si dhe 4 grupe më të vogla, të cilat përfshijnë dy ish-aleatë të Erdoganit, njëri prej të cilëve bashkëthemelues i AK-së së Erdoganit.

Kilicdaroglu ka gjithashtu mbështetjen jozyrtare të HDP-së pro-kurde të Turqisë, e cila kandidon në parlament nën flamurin e një partie tjetër, të Majtës së Gjelbër, për shkak të një çështjeje gjyqësore që pretendon lidhje të saj me militantët kurdë.

Përzgjedhja e tij nuk ishte unanime, sepse disa këmbëngulën se kryebashkiakët e Stambollit dhe Ankarasë ishin kandidatë më të mirë pasi morën kontrollin e këtyre qyteteve në vitin 2019 për CHP-në për herë të parë që nga viti 1994.

Kilicdaroglu, një ish-nëpunës civil, pjesë e pakicës alevi, udhëhoqi një marshim 24-ditor për drejtësi në vitin 2017. Ai u pa si shfaqja më e madhe e kundërshtimit ndaj sundimit të Presidentit Erdogan për vite me radhë.

Koalicioni “Aleanca e Kombit”, i njohur gjithashtu edhe si “Tabela e Gjashtë” është bashkuar në dëshirën për ta kthyer Turqinë nga sistemi presidencial i krijuar nën Erdogan në një sistem të udhëhequr nga parlamenti. Për të ndryshuar sistemin, ata duhet të fitojnë 400 nga 600 deputetë të Turqisë, ose 360 deputetë për të nisur një propozim për një referendum. Drejtuesit e 5 anëtarëve të tjerë të aleancës kanë rënë dakord të marrin rolet e zëvendës-presidentit.

Ndarja e votave

Sondazhet e opinionit turk janë tejet të pabesueshme, por çdo mundësi që Kilicdaroglu kishte për të fituar zgjedhjet në raundin e parë duket se është prishur nga vendimi i një ish-kolegu të partisë së qendrës së majtë, Muharrem Ince, për t’iu bashkuar garës presidenciale.

Ince, 58 vjeç, ishte kandidati presidencial i Partisë Republikane Popullore në 2018, por u largua dy vjet më vonë për shkak të mosmarrëveshjeve me Kemal Kilicdaroglu. Ai tani drejton Partinë Laike nacionaliste “Atdheu” dhe është përballur me akuza për përçarjen e votës së opozitës dhe si lodër në duart e Presidentit Erdogan.

Por ai ka një prani të fortë në mediat sociale dhe veçanërisht votuesit e rinj janë impresionuar nga lëvizjet e tij të kërcimit në TikTok. Një kandidat tjetër me pak shanse për sukses të konsiderueshëm është ultra-nacionalisti Sinan Ogan, por edhe ai ka potencialin për të qenë një përcaktues.

Si funksionon votimi?

Për të hyrë në parlamentin me 600 vende, një parti duhet të marrë 7% të votave ose të jetë pjesë e një aleance që e bën këtë. Kjo është arsyeja pse aleancat janë bërë kaq të rëndësishme në Turqi dhe opozita 6-palëshe ka theksuar ndryshimin e saj si një nga reformat e propozuara. Turqit votojnë për listat e partive dhe jo për kandidatët, me një përfaqësim proporcional, kështu që numrat e vendeve u përgjigjen votave të dhëna për partitë dhe jo koalicionet.

Në disa zona, opozita ka pranuar të luftojë nën flamurin e një partie. Kandidatët që konkurrojnë për “Të Majtën e Gjelbër” në vend të partisë pro-kurde janë pjesë e “Aleancës së Punës dhe Lirisë”. Sipas reformave të Erdoganit, tani është presidenti ai që zgjedh qeverinë, kështu që nuk ka kryeministër. Dhe nëse Aleanca e tij e gjerë Popullore nuk arrin të fitojë një shumicë në parlament, ai mund të luftojë për të sunduar në të njëjtën mënyrë si tani. Aleanca Popullore pro-Erdogan aktualisht ka 334 deputetë.

Erdogan ka shërbyer tashmë 2 mandate si president, kështu që një i tretë duket se është në kundërshtim me rregullat e kushtetutës së Turqisë. Por bordi zgjedhor i Turqisë vendosi që mandati i tij i parë të mos ishte ai i 2014-ës, por i 2018-ës, kur sistemi i ri filloi të mbajë zgjedhjet për parlamentin dhe presidentin në të njëjtën ditë. Politikanët e opozitës i kishin kërkuar më herët bordit të bllokonte kandidaturën e Erdogan.

Si do ta ndryshonte opozita Turqinë?

Koalicioni i “Aleancës së Kombit” i drejtuar nga Kilicdaroglu dëshiron të rivendosë sistemin parlamentar të Turqisë dhe të reformojë presidencën, duke hequr të drejtën e kreut të shtetit për të drejtën e vetos ndaj ligjeve, duke ndërprerë lidhjet e postit të tij me partitë politike dhe duke e bërë atë të zgjedhshëm çdo 7 vjet.

6 partitë duan gjithashtu të nisin përpjekjen e shumë dekadave të Turqisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe për të rivendosur “besimin e ndërsjellë” me SHBA-në, pas vitesh marrëdhëniesh të prishura gjatë viteve të Erdoganit. Ata janë zotuar të sjellin inflacionin nën 10% brenda 2 viteve dhe t’i dërgojnë refugjatët sirianë vullnetarisht në shtëpi. Turqia aktualisht ka rreth 3.6 milionë refugjatë sirianë. ©Marrë nga BBC,

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME