Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTATë shtëna me armë në Athinë, plagoset 22-vjeçari shqiptar

Të shtëna me armë në Athinë, plagoset 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë në orët e para të mëngjesit në Peristeri të Athinës. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision.

Raportohet se persona që udhëtonin me një mjet tip Audi kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip Smart. Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në kofshë 22-vjeçari shqiptar, i cili ishte pasagjeri i Smart. Shoferi i Smart-it e braktisi 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk.

I riu është dërguar me autoambulancë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur detaje nga ngjarja, si edhe personat që ndodheshin në të dy mjetet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME