Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTManchester City ‘dhunon’ 3-0 Bayern, Inter magji në Lisbonë (vidio)

Manchester City ‘dhunon’ 3-0 Bayern, Inter magji në Lisbonë (vidio)

Çerekfinalet e para të Champions League kanë njohur tashmë edhe skuadrat favorite për të shkuar në katër më të mirët. Manchester City dërrmon Bayern Mynih me një 3-0 në Etihad, që e çon Guardiolën me një këmbë në gjysëmfinale. Në ndeshjen tjetër, Inter godet në Lisbonë, duke mundur 0-2 Benfica. Golat e Barella e Lukaku me penallti afrojnë zikaltrit me katërshen pas 13 vjetësh mungesë.

MANCHESTER CITY 3-0 BAYERN MUNCHEN

Rikthimi i Thomas Tuchel në Champions League, në pankinën e Bayern Munchen, ishte shumë i hidhur. Bavarezët u mposhtën nga Manchester City, i cili dominoi dhe fitoi 3-0. Kampionët e Gjermanisë kanë gjithashtu vetëdijen se, pa pritjet e Sommer, deficiti mund të ishte më i gjerë. Golat e Rodri (27′), Bernardo Silva (70′) dhe Haaland (76′) bënë të buzëqeshë Guardiolën. Tekniku spanjoll është tashmë seriozisht një hap nga gjysmëfinalja, pas ndeshjes së parë në Etihad.

Manchester City shfrytëzon faktorin fushë dhe merr maksimumin nga ndeshja e parë çerekfinale e Champions League me një paraqitje ëndrrash. 3-0 kundër një Bayern Munich të sfilitur, në debutimin europian të Tuchel në pankinë. Citizens patën një fillim të fortë, duke komanduar lojën dhe zotërimin e topit. Goditja e parë ishte e anglezëve, me Haaland që sulmoi Sommer dhe preku rivënien e tij, me topin që shkoi pranë shtyllës. Bayern u përpoq të reagonte dhe të rriste ritmin, por shkoi në disavantazh në minutën e 27′. E majta e Rodri ishte fenomenale, për të shtangur Sommer. Goli i parë në karrierë në Champions League për mesfushorin. Sommer rrezikoi në mënyrë sensacionale në minutën e 34′, por pritja i rrëzuar ndaj Gündoğan ishte e jashtëzakonshme. Bayern shtyu përpara në fund të pjesës së parë me Sané.

Gjermani provoi edhe në fillim të pjesës së dytë dhe gjeti përgjigjen e menjëhershme të Ederson, në goditjen e tij nga distanca. Tuchel luajti kartën Mané, që nuk dha rezultatet e pritura, sepse në minutën e 70′ erdhi dyfishimi. Gabimi i Upamecano favorizoi Haaland, që shërbeu për golin e Bernardo Silva. Goditja me kokë e portugezit i coi shifrat në 2-0. Bayern ishte në vështirësi dhe pësoi edhe të tretin nga Haaland (76′). Norvegjezi përditësoi shifrat e tij monstruoze: 45 gola në 39 ndeshje, 11 në 7 ndeshje të Champions League. Manchester City fitoi 3-0, me Bayernin që duhet të falënderojë pritjet e portierit të tij.

BENFICA 0-2 INTER

Në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions, Inter mposhti Benfica 2-0 në Estadio Da Luz. Në Lisbonë, zikaltrit e teknikut Inzaghi i lejuan vetëm një shans në pjesën e parë Rafa Silva, përpara se të kontrollonin ndeshjen. Italianët nuk lanë asnjë hapësirë, duke mbytur driblimet e Benfica, ndërsa goditën në pjesën e dytë. Në minutën e 51 Barella zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë në shtyllën e dytë. Më pas, në minutën e 80′ ishte Lukaku me penallti, për një prekje të topit me dorë nga ish-lojtari i Inter Joao Mario. Belgu vulosi kështu suksesin me një avantazh komod për të mërkurën e 19 prillit në San Siro.

Inter fiton 2-0 ndaj Benfica dhe “sheh” gjysmëfinalet e Champions League. Zikaltrit nuk kishin fituar që nga 5 marsi, edhe në atë rast 2-0 kundër Lecce. Por suksesi i sotëm është shumë më i rëndë, sepse i lejon të hipotekojnë raundin tjetër. Përcaktues ishin golat e Barella dhe Lukaku me penallti. Pjesa e parë ishte e balancuar me një goditje në portë për portugezët dhe zero për Inter. E dyta filloi me të njëjtat formacione, por edhe me golin e avantazhit të miqve. Bastoni u shkëput dhe krosoi për futjen perfekte të Barella që shënoi me kokë 1-0. Benfica u bë më ofensive me Neres, por mundësia më e zhurmshme ishte ende për Inter. Portugezët ishin të frikësuar dhe Joao Mario preku me dorë krosimin e Dumfries në zonë. Me VAR erdhi penalltia dhe Lukaku nuk e gaboi, duke bërë rezultatin 2-0, 8 minuta nga fundi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME