Wednesday, December 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTHistori në dhoma zhveshjesh/ “Messi provokues, Raul arrogant, CR7 egocentrik”

Histori në dhoma zhveshjesh/ “Messi provokues, Raul arrogant, CR7 egocentrik”

Dudek ka diçka për të thënë për të gjithë. Portieri polak, i cili hyri në histori pasi i dha Liverpool një Champions League, ka folur në autobiografinë e tij për shumë kampionë. Disa prej tyre i kishte shokë dhe të tjerë kundërshtarë. E ai nuk ka lënë vend për interpretime, duke përshkruar disa kolona të dhomave të zhveshjes së Real Madrid si Raul. E nuk priti t’i luteshin as për të përshkruar Ronaldon dhe Messin.

ANTIPATIK

“Vetëm Plesht nuk është”. Nga ajo që thotë Dudek, argjentinasi ka sjellje pothuajse bullizuese në fushë. “Ai ishte shumë provokues, ashtu si Barcelona dhe trajneri i tyre Pep Guardiola. Ata ishin gjithmonë të gatshëm të të bezdisnin dhe shumë shpesh ia dolën në mënyrë perfekte. Unë kam parë dhe dëgjuar Messin t’u thotë gjëra të pahijshme Pepe dhe Ramos. Aq sa nuk mund ta imagjinosh se mund të dalin nga goja e një personi që duket kaq i qetë dhe i këndshëm”.

REAL MADRID

Dudek kaloi tre sezone te Real Madrid. Pasi zbarkoi në Casa Blanca pas përvojës së tij te Liverpool, ai pati një rol dytësor, nën hijen e Iker Casillas. Pavarësisht kësaj, ai fitoi afeksionin dhe respektin e të gjithë tifozëve për angazhimin e tij. Edhe dhoma e zhveshjes së Real nuk ishte e lehtë. “Raul ishte një personazh vërtet arrogant, por në përgjithësi ai ishte një djalë normal. Cristiano Ronaldo, nga ana tjetër, është shumë egoist, por ka një dëshirë të madhe për të fituar. Jam i sigurt se ai do të preferonte një 1-0 me golin e tij se një 5-0 pa gjetur rrugën e golit. Prapa skenës, megjithatë, ai është një djalë absolutisht normal, por e kuptoj që mund të perceptohet ndryshe nga jashtë”.

LIVERPOOL

Imazhi i tij mbetet i lidhur pazgjidhshmërisht me një nga finalet më të çmendura të Champions League në histori. Baleti i tij që hipnotizoi Shevchenkon te penalltitë mbeti në kujtesë për vite me rradhë. Një ide, siç zbuloi ai për Sun pak kohë më parë, e Carragher. Mbrojtësi i kishte sugjeruar të kërkonte një mënyrë për të shpërqendruar kuqezinjtë që do të shfaqeshin nga pika e bardhë. Mision që rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME

%d