Dy turistë kishin prenotuar “online” për tu akomoduar në një “hostel” në Berat por prej disa orësh endeshin “kuturu” në rrugët e qytet.
Pasi kishin shëtitur disa orë në lagjet muzeale të qytetit dhe duke mos gjetur dot drejtimin e duhur drejt vendqëndrimit të tyre, 4 turistë hollandez kanë kërkuar ndihmën e policit të parë që kanë parë në rrugë,të veshur me uniformë policie.
Në ndihmë të tyre me pas kanë ardhur edhe efektivë të tjerë të policisë,që duke parë prenotimet e bëra nga turistët i kanë drejtuar në pikën e qëndrimit të tyre.
Të lumtur tashmë që më në fund nuk do endeshin më kot rrugëve, turistët janë akomoduar në “hostel-in” ku kishin prenotuar dhe paguar nëpërmjet kartave bankare “online”.