TOP-NEWS
Rruga e Kombit/ Përplasen 6 makina, 2 të plagosur

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në rrugën e Kombit, pranë fshatit Blinisht. Si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima. Ndërkohë janë shkaktuar dëme materiale të shumta në automjetet e përfshira.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident.








