Një vajzë e sëmurë me disleksi (vështirësia e të nxënit) është grabitur në një nga plazhet e Vlorës.
Në një video që ajo ka publikuar Tik Tok dhe që ka marrë më shumë se 2 milionë klikime ajo thotë në gjuhën italiane se ka humbur gjithçka dhe kërkon ndihmë për të identifikuar hajdutin, një i moshuar foton e të cilit e papublikuar në rrjetet sociale.
Vajza quhet Marinela Marku dhe asaj i kanë vjedhur çantën e shpinës me të gjitha sendet me vlerë që kishte brenda kur ishte duke notuar në det. Ajo tregon se disa njerëz i kanë dhënë para dhe rroba, duke qenë se hajduti i kishte marrë dhe rrobat e trupit duke e lënë vetëm me ato të plazhit.
Më pas ajo ka bërë denoncimin dhe disa persona i kanë gjetur çantën e shpinës, por pa asgjë brenda. Ajo ka humbur edhe pajisjet elektronike Apple që kishte marrë me vete.
Megjithëse kërkoi me aplikacion telefonin e saj dhe pajisjet e tjera, Marinela nuk ka mundur t’i gjejë ato.
Policia, përmes kamerave të vëzhgimit ka identifikuar hajdutin, por ende nuk e kanë gjetur. Ngjarja ka bërë jehonë edhe tek mediat italiane.