Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEI moshuari grabit vajzën në plazh, e lë me rrobat e banjës...

I moshuari grabit vajzën në plazh, e lë me rrobat e banjës (vidio)

Një vajzë e sëmurë me disleksi (vështirësia e të nxënit) është grabitur në një nga plazhet e Vlorës.

Në një video që ajo ka publikuar Tik Tok dhe që ka marrë më shumë se 2 milionë klikime ajo thotë në gjuhën italiane se ka humbur gjithçka dhe kërkon ndihmë për të identifikuar hajdutin, një i moshuar foton e të cilit e papublikuar në rrjetet sociale.

Vajza quhet Marinela Marku dhe asaj i kanë vjedhur çantën e shpinës me të gjitha sendet me vlerë që kishte brenda kur ishte duke notuar në det. Ajo tregon se disa njerëz i kanë dhënë para dhe rroba, duke qenë se hajduti i kishte marrë dhe rrobat e trupit duke e lënë vetëm me ato të plazhit.

Më pas ajo ka bërë denoncimin dhe disa persona i kanë gjetur çantën e shpinës, por pa asgjë brenda. Ajo ka humbur edhe pajisjet elektronike Apple që kishte marrë me vete.

Megjithëse kërkoi me aplikacion telefonin e saj dhe pajisjet e tjera, Marinela nuk ka mundur t’i gjejë ato.

Policia, përmes kamerave të vëzhgimit ka identifikuar hajdutin, por ende nuk e kanë gjetur. Ngjarja ka bërë jehonë edhe tek mediat italiane.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME