Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET181 rrënjë hashash në vilë/ Arrest me burg për pronarin dhe...

181 rrënjë hashash në vilë/ Arrest me burg për pronarin dhe faturistin, dertyrim paraqitje për elektriçistin

Fier – Arrest me burg për Erion Marinin kultivuesin e 181 rrënjë hashash në vilën në Dërmënas së bashku me faturistin Klajdi Grëmi dhe detyrim paraqitje për elektriçistin e zonës Behar Fata

Gjykata e shkallës parë e rrethit gjyqësor Fier ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për pronarin e vilës shtetasin Erion(Xhevair) Marini (Gashi) 44 vjeç banues në Dërmënas, ku u gjetën 181 rrënjë hashash së bashku me faturistin Klajdi Grëmi dhe detyrim paraqitje për elektriçistin Behar Fata

Tre ditë më parë policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 181 rrënjë kanabisativa të mbjella në vazo në 5 dhoma gjumi në katin e tretë të vilës së Erion Marinit në Dërmënas.

Marini akuzohet për kultivim e trafikim të lëndëve narkotike ndërsa Behar Fata elektriçist dhe Klajdi Grëmi faturist për abuzim me detyrën.

Gjat seancës u pohua se faturisti duhet që sipas ligjit dhe detyrës kur krahasonte harxhimin e energjisë elektrike nga banorët në matësat e tyre me matësin kryesor të gabimës qëndrore duhet ta kish vënë re diferencën që vidhej dhe së bashku me elektriçistin e zonës duhet të kishin njoftuar shefat e tyre për këtë vjedhje që të kryenin kontrolle për vjedhje të energjisë elektrike.

Gjyqtarja e çështjes Sonila Hoxha duke dëgjuar palët prokurorin, të akuzuarit Grëmi dhe Fata kanë avokatët Petrit Morina dhe Sefret Hoxha vendosi : arrest me burg për Erion Marini dhe Klaidi Grëmi dhe detyrim paraqitje për Behar Fata

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME