POLITIKË
Ilir Meta do të kandidojë për deputet në Fier

Partia Demokratike po mbyll negociatat me Partinë e Lirisë për qarqet ku partia e Ilir Metës do të ketë deputetë të sigurtë.
Meta ka kërkuar të kandidojë në qarkun e Fierit, edhe pse me herët ishte menduar që ai do të garonte në Tiranë. Edmond Haxhinasto do të kandidojë në Elbasan. Sakaq në Fier si drejtues politik, PS-ja ka Belinda Ballukun.
Ndërkohë që Partia e Lirisë ka kërkuar që në Tiranë do të kandidojnë Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi.
Ende mbetet për tu diskutuar në cilat qarqe do të garojnë Vangjel Dule, Fatmir Mediu e Shpëtim Idrizi. Ndërsa përfaqësuesi i Agron Dukës do të kandidojë në Durrës.