AKTUALITET

Ilir Meta kërkon lirimin në Gjykatën e Lartë më 27 shkurt

Presidenti i PL, Ilir Meta ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për të hequr masën e sigurisë arrest me burg. Kërkesa e metës do të shqyrtohet më datë 27 shkurt nga Gjykata e Lartë.

Gjykata e caktuar Ilir Pandën, Albana Boksi dhe Medi Bici, të cilët do të shqyrtojnë jo vetëm rekursin e ish-kreut të shtetit, por edhe atë të deputetes Monika Kryemadhi.

Ish kreu i shtetit, mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar, kërkon një masë më të butë sigurie, ku një ndër argumentet e theksuara në rekurs, lidhet më qenien e tij, drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Për të, Gjykata e Posaçme e shkallës së parë dhe ajo e apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 4 muajsh të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.

Edhe Kryemadhi me masë sigurie “detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e etiketuar masën të paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button