Ajo që u tha nga media se Ilir Meta do të kandidojë për kryebashkiak në Tiranë në zgjedhjet e vitit 2023, nuk rezultoi kështu. Burime të besuara thanë se Ilir Meta do të pjesë e Frontit të madh opozitar kundër kryeministrit Rama.
Më 24 korrik Meta do të lërë presidencën dhe do të zbresë në Bulevard, atje ku mendohet se dyshja Berisha-Meta do të krijojnë një “Sri Lanka” shqiptare sipas Edi Palokës.
Erion Veliaj e ftoi publikisht Metën të vijë në duel për Bashkinë. Nga ana e tij Meta nuk iu përgjigj.
Burime të besuara treguan sot Meta do të jetë kandidat për kryeministër në emër të opozitës për zgjedhjet e vitit 2025.