Aktorja e humorit, Lisa Kujofsa shpesh herë krijon situta komike duke imituar një pjesë të personazhve të njohur për publikun.
Aktorja ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ditë pas Dite”, ku u pyet nëse ndonjëherë është kërcënuar nga personazhet VIP për imitimet që ka bërë.
Lisa u shpreh se personazhet nga të cilët ka marrë më së shumti kërcënime janë ata të showbizit. Sipas saj këta personazhe i shkruajnë më profile fallco dhe kanë arritur deri në fyerje.
Gjithashtu ajo nuk la pa përmendur se ka marrë dhe mesazhe falendëruese.
”Politikanët në pjesën më të madhe të injorojnë. Por ka dhe nga ata që më kanë sjellë mesazhe falenderimi edhe pse video mund mos të ketë qenë në favorin e tyre. Ndërsa dëngla kanë personazhet e showbizit. Nuk shkruajnë personalisht por me profile fallco, madje kalojnë edhe në ofendime personale duke më fyer fizikisht”,– u shpreh ajo.
Rreth një viti më parë, fatkeqësisht aktorja humbi motrën e saj të vogël Anin
“Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj… Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!”- shkroi Lisa asokohe nëpërmjet një postimi në Instagram.
Momentalisht, Kujofsa gjendet mes Shqipërisë dhe Italisë.