Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIWhatsApp bllokon ‘screenshot-at’

WhatsApp bllokon ‘screenshot-at’

WhatsApp ka nisur vendosjen e një mase sigurie që ndalon njerëzit të bëjnë “screenshot” të mesazheve që mund të shihen vetëm një herë.

‘View Once’ u prezantua në vitin 2021 dhe funksionon njësoj si Snapchat, pra përdoruesit mund të dërgojnë foto e video për një kohë të caktuar dhe më pas zhduken.

Por aplikacionit i shpëtoi fakti që marrësit thjesht mund të bëjnë një “screenshot” të përmbajtjes duke e shkatërruar qëllimin kryesor. Mark Zuckerberg ka njoftuar se një opsion që bllokon bërjen e një “screenshot” është duke u lançuar.

Kushdo marrës që përpiqet ta bëjë një të tillë, nuk mundet dhe iu del një slogan ku thuhet: “Nuk mund të bëhet screenshot për shkak të politikave të privatësisë”.

As një aplikacion nga palët e treta nuk do të kryejë punë sepse do të marrin si rezultat vetëm një ekran të zi.

Ndryshe nga Snapchat, WhatsApp nuk e njofton dërguesin kur marrësi bën një “screenshot”. Nuk ka ende një datë fikse për përditësimin e ri, por gjithçka bëhet me dije është se do të jetë i disponueshëm shumë shpejt.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME