Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETIncident në homazhet për “21 janarin”/ I riu thirrje kundër Ramës: Vetë...

Incident në homazhet për “21 janarin”/ I riu thirrje kundër Ramës: Vetë i çuat dhe i vratë

Një incident u shënua sot teksa kryeministri Edi Rama dhe familjarë të 4 viktimave të protestës së 21 janarit 2011 vendosnin lule dhe bënin homazhe në vendin ku ndodhën vrasjet. Në këto momente një i ri ka bërë thirrje kundër qeverisë.

“Vetë i çuat atje, vetë i vratë”, – ishte thirrja që i riu bëri ndaj kryeministrit Rama. Më pas ai u ndalua nga disa efektivë civilë të policisë të cilët kërkuan shoqërimin e tij. Në videon më poshtë shihet se si i riu kundërshton shoqërimin.

“Nuk kam bërë gjë. S’kam pse të jap mjetet e identifikimit. Mos më prekni! S’bëra gjë. Më lini të qetë! Më ktheni telefonin. Nuk bëra gjë! Nuk bëra asgjë. Më keni lënë pa punë. Më shkatërruat. Nuk kam pse të vij me ju. Nuk kam bërë asgjë. Përse të vij tek ju. Mos më prekni. po më bëni presion psikologjik” – dëgjohej ai të thoshte.

Pamjet janë shpërndarë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha që e ka identifikuar të riun si Daniel Katana. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME