Sunday, June 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTInteri me fitoren ndaj Milanit hedh një hap drejt finales së Champions...

Interi me fitoren ndaj Milanit hedh një hap drejt finales së Champions League (vidio)

Interi tregon “forcën” në gjysmëfinalen e parë të derbit ndaj Milanit dhe hedh një hap drejt finales së Champions League. Skuadra zikaltër fitoi pastër 2-0 në një “San Siro”, i cili ishte i mbushur më shumë nga fansat kuqezi.

Fillimi i ndeshjes ishte fantastik për Interin që do të gjente dy golat, ndërkohë që Milani ishte në kaos total. Në minutën e 8-të, pas një goditje nga këndi, Edin Dzeko me një veprim shumë të bukur në zonë ndaj Calabrias arrin ta dërgojë topin në trekëndëshin e portës së Maignan.

3 minuta më pas, Mkhitaryan përfiton nga përgjumja e mbrojtjes së Milanit duke realizuar golin e dytë përballë portierit francez, i cili sërish nuk kishte mundësi reagimi. Kuqezinjtë e kishin të vështirë për të gjetur një reagim, teksa skuadra zikaltër vijonte të ishte rrezik konstant me Dimarcon dhe Dumfries.

Mkhitaryan do të godiste shyllën pak minuta më pas, duke trembur dhe më keq Milanin e përgjumur. Në pjesën e dytë do të vinte dhe rasti më i mirë për ekipin e Piolit, por një goditje e Tonalit në hyrje të zonës do të stampohej në shtyllë dhe më pas do të shkonte jashtë kuadratit.

Ndeshja e kthimit do të luhet një javë me pas, të martën, në të njëjtën stadium, por me Interin që vjen dukshëm më e favorizuar, ndërkohë që tifozët e Milanit shpresojnë në një rikthim të mundshëm të Leaos nga dëmtimi. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME