Interi do të luajë nesër në mbrëmje ndeshjen e javës së tretë kundër Lazios. Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi foli në konferencën e zakonshme para ndeshjes me bardhekaltërit ndërsa u ndal edhe te Kristjan Asllani.
Strategu i njohur shpjegoi pozicionin e mesfushorit të kombëtares në fushë teksa theksoi se 20-vjeçari është marrë me idenë për të ndihmuar gjatë sezonit Brozovic.
“Asllani është një djalosh që po punon shumë mirë dhe është normale që ka shumë pritshmëri për të. Unë jam i kënaqur deri në këtë moment me paraqitjet e tij.
Ne e kemi transferuar për të ndihmuar Brozovic gjatë sezonit, por tani nuk kemi Mkhitaryan dhe në këtë formë mund të luajë edhe paksa në krah të mesfushës duke dalë nga qendra. Megjithatë, unë e shoh perfekt në rolin para mbrojtjes”, u shpreh Inzaghi.