Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTIsh-lojtari i Chelsea-t nën rrënoja pas tërmetit shkatërrues në Turqi

Ish-lojtari i Chelsea-t nën rrënoja pas tërmetit shkatërrues në Turqi

Tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë ka tronditur dhe botën e sportit. Ministri i Rinisë dhe Sportit Mehmet Kasapoglu ka komunikuar se të gjitha garat kombëtare sportive të planifikuara në territorin turk janë pezulluar deri në një njoftim tjetër.

Një situatë kaosi dhe dhimbje e madhe për humbjen e shumë jetëve, që nuk mund të linte pa prekur futbollin. Ndërkohë, klubi turk Hatayspor është goditur më keq nga fatkeqësia dhe Atsu ka mbetur ende nën rrënoja.

Mes të humburve pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë është edhe ish-futbollisti i Chelseat dhe Newcastle, Christian Atsu. Sipas raportimeve nga Daily Star, ganezi është “i bllokuar nën rrënoja”.

Atsu luan për klubin turk Hatayspor, i cili është i vendosur në rajonin Kahramanmaras, një nga zonat më të goditura nga tërmeti. Disa nga shokët e skuadrës së Atsu mbetën të përfshirë gjithashtu në katastrofë. Por më vonë ata u shpëtuan dhe u transferuan në një vend të sigurt.

Aktualisht po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e 31-vjeçarit. Përveç futbollistit, besohet se është zhdukur edhe drejtori sportiv i Hatayspor, Taner Savut. Ai besohet se është ende i varrosur nën rrënoja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME