AKTUALITET

“Isha i dehur. Më vrisni”/ Dëshmia e shoferit që përplasi fëmijët në Durrës

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi, duke drejtuar automjetin, përplasi për vdekje 2 të mitur dhe la të plagosur rëndë një tjetër fëmijë.

Pas aksidentit tragjik ai është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, me qëllim që të arratisej. Mësohet se ai u kap nga një patrullë policie në një rrugë pranë vendit të ngjarjes, disa minuta më pas.

“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur”, – mësohet të ketë deklaruar 57-vjeçari para hetuesve.

57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur. Madje, vetëm një ditë më parë, një banor kishte shmangur për pak një aksident bashkë me nipin e tij të mitur.

Mësohet se ai ishte ndëshkuar edhe më herët nga policia, ndërsa në dy raste i ishte hequr leja e drejtimit për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button