Sunday, June 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa 4 shtetet ku po kërkohet portugezi që vrαu Nikulajn

Ja 4 shtetet ku po kërkohet portugezi që vrαu Nikulajn

Kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit portugez, Ruben Saraiva dhe atij britanik, Harry Simpson, të akuzuar për vrαsjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 Prill në Shëngjin, janë përqëndruar në 4 shtete.

 TV Klan raporton se autoritetet shqiptare po mbajnë kontakte të vazhdueshme me policinë në Greqi, Portugali, Itali dhe Britaninë e Madhe, për të bërë të mundur gjetjen e tyre.

Verifikimet e kryera për shtetasin portugez, i shpallur në kërkim si ekzekutori fizik i biznesmenit Ardian Nikulaj, tregojnë se në rrugë ligjore ai ende nuk ka dalë nga Greqia, megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e largimit nga aty ilegalisht. Pas vrasjes ai doli nga vendi ynë nëpërmjet Doganës së Kapshticës.

Saraiva dhe Simpson, rezultojnë të dy me precedent penal në Britani dhe të përfshirë në trafik drogash dhe krime të tjera. Ndërkohë të shtunën në Londër, u vunë në pranga 4 autorët e tjerë të ngjarjes së rëndë, mes tyre Edmond Haxhia, i konsideruar si organizatori i vrasjes së Nikulajt. Ndaj tyre ka nisur një proces ekstradimi, teksa do të qëndrojnë në masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nikulaj u vra në lokalin e tij në Shëngjin pas disa ditësh vëzhgimi dhe ndjekje shtetasit e huaj që silleshin si turistë. Hetuesit thonë se ngjarja ka pasur motiv gjakmarrjen. Hetimet provuan se 5 te huajt u pritën në aeroport nga Edmond Haxhia, cili rezulton të jetë djali i dajës së personave me të cilët viktima ishte në hasmëri prej më shumë se 20 vitesh.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME