Friday, May 10, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa arrestimet e 24 orëve të fundit të policisë Fier

Ja arrestimet e 24 orëve të fundit të policisë Fier

Kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. T., 29 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me një muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën shtetasin e shpallur në kërkim M. G., 33 vjeç, banues në Plyk, Lushnjë. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme, pasi ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Xh. M., 28 vjeç, banues në Fiershegan dhe I. B., 38 vjeç, banues në Bubullimë, pasi janë konfliktuar me disa shtetas të tjerë, në Divjakë, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME