Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni policor "Semani" arreston 28 vjeçarin

Operacioni policor “Semani” arreston 28 vjeçarin

Fier – Kontrolle masive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Semani”.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 28-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacione të marra në rrugë policore për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Semani”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Krenar Muça 28 vjeç, banues në Daullas, Fier.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar në tokën në pronësi të tij, në fshatin Daullas, në anë të lumit Seman, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME