Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa arrestimet e fundit nga policia e Fierit

Ja arrestimet e fundit nga policia e Fierit

Fier – Vihen në pranga një shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Sh., 27 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, pas ndalimit në Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, për shtetasin I. M., 57 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, i ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale, një shtetaseje 35 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 39 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij, ka thyer xhamat e banesës së tij dhe të banesës së kushëririt, si dhe ka tentuar të dhunojë nënën dhe vëllanë e tij.

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një shtetas 33 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME