Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa çfarë tha vrasësi pas vrasjes së shqiptares Nevila Pjetri

Ja çfarë tha vrasësi pas vrasjes së shqiptares Nevila Pjetri

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e shqiptares Nevila Pjetri. Sipas tyre, pasi vrasësi Daniele Bedini e qëlloi me dy plumba pistolete në kokë dhe e hodhi në lumë iu drejtua me fjalët: “Këtë meriton…”.

Janë dy dëshmitarë okularë që i thanë policisë se kanë parë një djalë të ri të zbresë nga një kamionçinë e bardhë, duke tërhequr trupin e pajetë, e më pas duke u larguar.

Për këtë Daniele Bedini, një 32-vjeçar nga Carrara, me precedentë për shpërndarje droge e grabitje, akuzohet për vrasjen e prostitutës shqiptare.
Prokuroria dyshon se Bedini qëndron edhe pas vrasjes së Carlo Bertolotti, transgjinorit të vrarë me dy plumba pistolete dhe të gjetur pak kilometra larg trupit të Nevilës.

Sa u përket motiveve, hetuesit vijojnë ende punën. Deri më tani dyshimi kryesor është një tentativë grabitjeje që përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Edhe pse nuk mund të përjashtohen edhe motive të tjera të natyrës patologjike.

Megjithatë grabitja konsiderohet si më e mundshmja për shkak të varësisë që Bedini kishte ndaj kokainës dhe zhdukjes së çantave të viktimave. Nevila dhe transgjinori ishin viktima të lehta për t’u sulmuar e grabitur për shkak të profesionit që ushtronin.

Sa i përket kronologjisë së vrasjeve, ideja se ato janë kryer të dyja natën e së dielës sa vjen e përforcohet. Megjithatë gjithçka do të saktësohet të premten, kur pritet të bëhen publike rezultatet e autopsisë së Carlo Bertolotti-t.

Të enjten në vendin e ngjarjes shkuan polumbarë nga Genova, për të kërkuar prova të mundshme që mund të jenë hedhur nga autori në ujërat e lumit Parmignola. Me rëndësi të veçantë është gjetja e armës së krimit.

Mediat italiane shkruajnë po ashtu se dhjetorin e shkuar Daniele Bedini ishte dënuar me 3 vjet burg për grabitje duke ngritur pikëpyetjen për arsyet se përse ai ndodhej i lirë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME