Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTJa dizajni i ri i fanelave të ekipit të Barcelonës

Ja dizajni i ri i fanelave të ekipit të Barcelonës

Barcelona ka zbuluar fanellat për sezonin e ri 2022/2023 në të cilin shpreson të kthehet në shtigjet e lavdisë së vjetër.

Fanella është zbukuruar me vija tradicionale vertikale, por këtë herë, përveç të kuqes, dizajnerët e fanellës së re të Barçës vendosën edhe për dy nuanca të blusë.

Trajneri Xavi është i kënaqur me dizajnin e fanellës, ashtu si edhe shumë fansa që vlerësuan pamjen e saj në rrjetet sociale.

Presidenti i katalansave, Joan Laporta bëri me dije se fanella është e ngjashme me atë të Lojërave Olimpike të vitit 1992.

“Në vitin 1992 u ndez një flakë që i bëri të gjithë të shikonin nga Barcelona. Kjo flakë është ende e gjallë brenda nesh dhe kjo është arsyeja pse fanella e re e Barçës është frymëzuar nga evolucioni që Barcelona ka pasur falë Olimpiadës së vitit 1992. Barcelona u ndërtua duke respektuar thelbin e saj dhe Barça përballet me një epokë të re besnike ndaj origjinës sonë: Masia, stili i lojës, talentet e rinj, etj. Cules, këtë fanellë do ta mbrojmë të gjithë së bashku: lojtarë dhe tifozë, me synimin për të luftuar sërish për të fituar shumë tituj”.

Ajo që do të ndryshojë në lidhje me sezonin e ri është emri i sponsorit gjeneral të klubit dhe në vend të mbishkrimit Rakuten, tashmë në pjesën e përparme të fanellës do të jetë Spotify

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME