AKTUALITET
Ja ku u gjet i vrarë 20 vjeçari francez! Viktima pa shenja jete në shezlongët e plazhit në Ksamil

ALB365 siguron foto nga vendi ku u gjet i vrarë 20 vjeçari francez Miguel Mendes.
Viktima u gjet pa shenja jete sot, 18 gusht, rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil.
Sipas policisë shtetasi francez dyshohet se është goditur me thikë nga Sokrat Vata, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.
Nuk bëhen të ditura motivet e këtij krimi.
29 vjeçari nga Hasi rezulton me precedent penalë në Britaninë e Madhe.








