Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETJa kush rrezikohet nga mungesa e Vitaminës D

Ja kush rrezikohet nga mungesa e Vitaminës D

Një nga aspektet më të rëndësishme të një jete të shëndetshme është marrja e sasive të duhura të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi ka shumë nevojë.

Për marrjen e vitaminave, ekspertët këshillojnë që të mbani një regjim të shëndetshëm ushqimor shoqëruar me ndonjë suplement vitaminash.

Gjasat janë që pavarësisht regjimit të mirë ushqimor, ju sërish të keni mungesa të vitaminës D.

Si ta Merrni Vitaminën D?

Trupi e krijon vitaminën D në mënyrë natyrale kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve ultravjollcë B të diellit.

Rrezet i japin energji kolesterolit në lëkurë gjë që detyron qelizat të prodhojnë vitaminë D.

Mjaftojnë vetëm 10 minuta ekspozim në diell që trupi të nisë prodhimin e vitaminës D.

Ndërkohë që mund ta nxisni prodhimin e saj përmes ushqimeve që përfshini në dietën tuaj.

Atë e gjeni edhe tek peshku, produktet e bulmetit, por kryesisht djathi, e verdha e vezës, lëngu i portokallit, drithërat dhe mëlçia e viçit.

Për personat nën 70 vjeç, mjekët këshillojnë konsumimin e 600IU vitamine D.

Ndërsa personat mbi 71 vjeç, duhet të konsumojnë 800IU vitamine D.

A Rrezikoheni Nga Mungesa e Vitaminës D?

Mungesat e vitaminës D janë të mëdha në mesin e popullësisë globale.

Të dhënat tregojnë se rreth një milliard njerëz në botë vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine.

Ky problem ka disa faktorë rreziku që sipas ekspertëve janë:

Punët në ambiente të mbyllura

Nëse punoni për orë të gjata në ambiente të mbyllura atëherë me siguri nuk keni mundësi të shfrytëzoni orët më të mira për përthithjen e rrezeve ultravjollcë B.

Nëse keni një punë të tillë, atëherë me siguri keni mungesa të vitaminës D.

Mosha

Organizmi i personave mbi 55 vjeç nuk i transformon rrezet ultravjollcë B në vitaminë D, ndaj këto grupmosha kanë nevojë për suplementë.

Pigmenti i Lëkurës

Njerëzit, lëkura e të cilëve, ka pigment më të errët, kanë në organizëm sasi të mëdha melanine.

Kjo e fundit ngadalëson ritmet e përthithjes së rrezeve ultravjollcë B dhe kthimin e tyre në vitaminë D.

Dietat

Njerëzit që janë veganë, vegjetarianë dhe kanë tolerancë të ulët ndaj laktozës kanë vështirësi në ruajtjen e niveleve të duhura të vitaminës D në organizëm, ndaj duhet të marrin suplementë.

Mungesat e vitaminës D shoqërohen me dobësim kockash, sëmundje, dhimbje muskulare dhe inflamacion.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME