Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIJa në cilin shtet ndalohet shitja e Iphone 12

Ja në cilin shtet ndalohet shitja e Iphone 12

Autoritetet e Francës e kanë urdhëruar Apple që ta ndalojë shitjen e iPhone 12 sepse dyshohet se lëshon shumë rrezatim elektromagnetik.

Mbikëqyrësi francez ANFR, i cili menaxhon frekuencat e radios, urdhëroi gjigantin e teknologjisë t’i riparonte celularët ekzistues, duke paralajmëruar se nëse nuk mund ta rregullojë problemin me një përditësim të softuerit, duhet të tërheqë çdo iPhone 12 të shitur në Francë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar më parë ta zbusë frikën rreth rrezatimit të emetuar nga telefonat celularë dhe në faqen e saj zyrtare thuhet se nuk ka asnjë provë që ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të nivelit të ulët është i dëmshëm për njerëzit.

Apple prezantoi iPhone 12 në shtator të vitit 2020 dhe ende po e shet atë në mbarë botën.

Kompania konfirmoi për BBC se e konteston auditimin nga ANFR dhe se i ka dorëzuar laboratorit rregullator rezultatet që i ka marrë vetë, por që vijnë edhe nga palë të treta dhe tregojnë se pajisja është në përputhje me të gjitha rregullat përkatëse. Vihet re se iPhone 12 përputhet me rregulloret për nivelet e rrezatimit në mbarë botën.

Ministri francez Jean-Noel Barrot ka thënë për Le Parisien se vendimi është marrë për shkak të nivelit të rrezatimit mbi pragun e pranueshëm, raporton Reuters. Ai tha se ANFR përcaktoi që shkalla specifike e përthithjes (SAR) e iPhone 12 tejkalon kufirin e lejuar ligjërisht.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME