Arrestohen babe e bir bashkepunetore ne vrasjen e Faik Hajdinit, shpallet ne kerkim autori i vrasjes se tij Berti Kanushi.
Policia e Gjirokastres pas nje pune intensive dhe impenjim maksimal me angazhimin e te gjitha strukturave antikriminale, ka zbuluar dhe vertetuar me prova materiale krimin e ndodhur 48 ore me pare ne fsharin Zhapokike 2 Bashkia Memaliaj.
Berti Kanushi dyshohet se ka kryer vrasjen e 72 vjecarit per nje gardh ne territorin qe kufizonin banesat e tyre. Konfliktet nisen verbale dhe kulmuan me vrasjen e 72 vjecarit me sepate.
Pas vrasjes Berti Kanushi ka kerkuar ndihmen e Skender e Bledar Hajdinit (babe e bir) per ta hedhur trupin ne humenere dhe fshehur vrasjen. Kjo i ka shnderruar ata bashkepunetor ne krim.
Policia e Gjirokastres permes metodave speciale ka arritur te zbuloje te gjithe dinamiken dhe autoresine e krimit. Me te rene ne gjurmet e autoreve, Berti Kanushi eshte larguar nga vendi i krimit ne drejtim te paditur cka eshte shpallur ne kerkim.
Burime nga Prokuroria e Gjirokastrës bëjnë me dije se për momentin ngjarja, po hetohet për shkak të detyrës që kryente 72-vjeçari.
Konflikti për kullotën e bagëtive, sipas burimeve është motivi kryesor. I moshuari kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në shtëpi.