AKTUALITET

Përplasje mes gazetarëve dhe policisë te News 24

Një përplasje me efektivëve të policisë dhe disa gazetarëve ka ndodhur para pak çastesh në ambientet përpara godinës së News 24. Shkak u bë akti i forcave të policisë që po heqin kompjuterët dhe mjetet personale të gazetarëve nga redaksia e News 24.

Gazetari Isa Myzyraj, drejtues i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë është konfliktuar me policët pasi u tha se po zbatojnë një urdhër të paligjshëm. Më pas, efektivët e policisë shtynë gazetarët.

Polici: Hape rrugën se kam urdhër, po zbatoj urdhrat.

Gazetari Isa Myzyraj: Ti je turpi i Policisë së Shtetit se nuk ke ligj. Ju nuk duhet të zbatoni urdhrat e paligjshëm. Kam respekt për ju se jeni policë, por jeni betuar për të mos zbatuar urdhra të paligjshëm. Ne duam shkresë.

(Policët shtyjnë gazetarët Isa Myzyraj dhe Osman Stafa)

Isa Myzyraj: Çfarë je ti bandit? Mos më prekni me dorë.

Policia4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button