Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa si u ekzekutua ish-polici Santiago Malko (fotot)

Ja si u ekzekutua ish-polici Santiago Malko (fotot)

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në procesin ndaj Ilir Selmanajt dhe Elvis Gaçaj u shfaqën këtë të premte pamjet filmike të momentit të vrasjes së Santiago Malkos në gusht të 2019-ës në Tiranë.

Pamjet e reja të marra nga kamerat e sigurisë filmike tregonin lëvizjet e viktimës dhe të autorëve të dyshuar dhe se si u ndoq Malko derisa u ekzekutua në rrugën “Xhanfize Keko”. Pamjet janë të kamerës së sigurisë janë të një lavazhi në rrugën ku ndodhi ngjarja.

Makina e autorëve të dyshuar ndalon tek dera e këtij biznesi. Ai qëndron në pritje pak sekonda dhe kur makina e drejtuar nga Malko është paralel me të, autorët e qëllojnë me breshëri kallashnikovi.
Nga ajo që duket nga pamjet, autorët kanë qëlluar nga brenda makinës dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Ndërsa makina e viktimës, ecën për disa metra dhe përplaset me disa kazanë plehrash.

Për këtë ngjarje, gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 25 vite burg Bledi Tetën. Ai u gjet fajtor si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos. Për vrasjen, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Në kërkim janë edhe Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Në pranga është vënë vetëm Bledi Teta dhe Ilir Selmani. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME