Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAntwerp/ Në “kryeqytetin europian të kokainês” ku nuk mungojnë shqiptarët (fotot)

Antwerp/ Në “kryeqytetin europian të kokainês” ku nuk mungojnë shqiptarët (fotot)

Duke treguar me dorë portin e Antwerp të mbuluar nga mjegulla, Paul Meyer dikur mjeshtër i trafikut të drogês thotë se siguria e tij “rrjedh si uji në sitë”. I njohur në qarqet ndërkombëtare të trafikut të drogês, Paul thotë se dikur ka lëvizur sasi të mëdha të lëndëve narkotike përmes portit belg të kontejnerëve me një lehtësi të ndjeshme. Tashmë 60 vjeç, ish-trafikanti i kokainês, heroinês dhe hashashit ka bërë një rrëfim për “The Sun”.

The Illegal importing of cocaine through the Port of Antwerp Belgium for feature by Oliver Harvey A former drugs smuggler Paul Meyer. Pictures show Paul talking to Oliver and with girlfriend Mary Ibrahim

Drug trafficker Paul Meyer says Antwerp is the best place to smuggle large shipments of cocaine

Paul Meyer

“Pavarësisht nëse është kokainë, hashash apo diçka tjetër, nëse doni ta kaloni atë përmes porteve pa rrezikuar që autoritetet të zbulojnë çfarë ka brenda kontejnerit, atëherë Antwerp është vendi më i mirë për ta bërë këtë” – thotë ai.

Dikur qyteti ishte i njohur për lagjen e vjetër me kalldrëm dhe lagjen e diamanteve, por sot Antwerp ka marrë etiketimin si “kryeqyteti i kokainës në Evropë”. Aq shumë “ar i bardhë” u sekuestrua në këtë port vitin e kaluar sa u krijua një “mal” i madh dhe se inceneratorët ishin të paaftë për ta djegur drogën mjaft shpejt.

Droga ka sjellë gjakderdhje dhe kaos mes bandave të narkove që përdorin portin si një vendkalim për të transportuar kokainën në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Evropën. Këtë muaj, një vajzë 11-vjeçare, e quajtur Firdaous El J, humbi jetën në Antwerp, pasi u gjedn në mes të një konflikti për drogën. Vitin e kaluar, Bledar Muca, 39 vjeç, një shqiptar me letra false britanike, u vra me gjakftohtësi nga autorët që u fiksuan nga kamerat e sigurisë.

Contract killing of Bledar Muca – ANTWERP, BELGIUM TRAFFICKING STORY.

A hitman was seen on camera who gunned down an Albanian national

Ministri i drejtësisë tha se ai dhe familja e tij janë detyruar dy herë të strehohen në shtëpi të sigurta pas kërcënimeve me rrëmbim që besohet të jenë të lidhura me kartelet e drogës. Ministri baba i dy fëmijëve, Van Quickenborne, 49 vjeç, zbuloi në një intervistë: “Në shtator u gjet një makinë 100 metra larg shtëpisë sonë, e cila përmbante benzinë, armë dhe gjëra për të lidhur duar. Ata kishin plane për të më rrëmbyer. Na u desh të qëndronim në një shtëpi të sigurt për një javë” – tha ai.

Belgian Justice Minister Vincent Van Quickenborne has been forced to shelter in safe houses after threats from gangs

Vincent Van Quickenborne

6 shtetas holandezë janë arrestuar për këtë. Më pas në dhjetor, një tjetër kërcënim u zbulua dhe familja i kaloi Krishtlindjet në një tjetër shtëpi të sigurt. “Sërish kishte plane për të më rrëmbyer mua dhe familjen time. Na u desh të fshiheshim në një shtëpi të sigurt për një kohë më të gjatë. Është e vështirë për mua. Pastaj shoh se çfarë po ndodh në Itali. Në fund të fundit, mund ta godasësh mafien dhe besoj se edhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë në Belgjikë. Kjo është arsyeja që unë nuk po dorëzohem” – thotë ministri.

I angazhuar në një luftë kundër asaj që ai e quan “narko-terrorizëm”, ministri është zotuar të ndjekë bosët e karteleve të fshehur në vende të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe Maroku. Por pse ky qytet i lulëzuar dhe elegant i Detit të Veriut prej 530 mijë banorësh është goditur nga një “cunami kokaine”?

Duke kaluar pranë zonës së portit sheh një det vinçash, kamionë në radhë dhe kontejnerë të grumbulluar që mund të mbushin 16 600 fusha futbolli. Vitin e kaluar doganat sekuestruan një rekord prej 110 ton kokainë, e cila do të kishte një vlerë në rrugë në Mbretërinë e Bashkuar prej 11 miliardë paund. Në vitin 2015 ishin kapur vetëm 16 tonë. Shtetet më të njohura të origjinës janë Panamaja në Amerikën Qendrore, e ndjekur nga Kolumbia pastaj Peruja, të dyja në Amerikën e Jugut.

Ministri thotë se vetëm 11% e drogës që mbërrin në port arrin të zbulohet. “Ekspertët thonë se nëse e rrisim atë në 20% mund t’i japim një goditje këtij trafiku. 90% e kokainës që mbërrin në Antwerp nuk është e destinuar për tregun lokal. Ajo shkon në Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar” – thotë ai.

Rreth 7 milionë kontejnerë kalojnë në port çdo vit, por vetëm 2% mund të skanohen pa shkaktuar vonesa të mëdha.

Antwerp’s port is a hub for drugs before they are shipped to Britain and the Netherlands

“Ata përdorin banane false plot me kokainë apo ananas të mbushur me pastë kokaine. Ata e fshehin atë në trarë të zbrazët prej druri ose metali dhe në tavane ose dysheme të rreme në kontejnerë” – thotë një nga ekspertët.

Officers can scan lorries for drugs with hi-tech thermal cameras

Antwerp ka qenë dëshmitar i 200 incidenteve të dhunës së lidhur me drogën, duke përfshirë kërcënime, rrahje dhe vendosje eksplozive, gjatë 5 viteve të fundit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME