SPORT

Jasir Asani shkëlqen në Korenë e Jugut, gol dhe asist në fitoren e Guangju ndaj Aniang

Jasir Asani vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer në Korenë e Jugut, ku këtë fundjavë ishte protagonisti kryesor në fitoren 1-2 të Guangju ndaj Aniang, në kuadër të javës së 21-të të kampionatit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u shfaq vendimtar që në minutën e 12-të të ndeshjes, kur pas një lëvizjeje të bukur në zonë asistoi për golin e parë të skuadrës së tij. Kontributi i Asanit nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 38-të realizoi vetë golin e dytë për Guangju, duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Me këtë performancë, Asani e çon në 6 numrin e golave të realizuar në 18 paraqitje në kampionat, duke konfirmuar rëndësinë e tij në ofensivën e skuadrës koreane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button