Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREJennifer Lopez: Do heq dorë nga muzika

Jennifer Lopez: Do heq dorë nga muzika

Jennifer Lopez ka befasuar fansat me njoftimin se së shpejti do të tërhiqet nga muzika.

Jennifer  ka lënë të kuptohet se albumi i saj i ardhshëm, “This is Me… Now”, mund të jetë i fundit për të.

Publikimi i shumëpritur – i cili është albumi i saj i parë në studio në një dekadë dhe i nënti ndonjëherë – i bën homazh albumit të saj ikonik të vitit 2002, “This is Me… Then”, të cilin e publikoi gjatë ditëve të para të romancës së saj me Ben Affleck, me të cilin u martua në vitin 2022.

J.Lo thotë se publikimi i fundit “mori shumë nga ajo” dhe ndihet si “fundi i një epoke”.

Duket sikur artistja mund të dëshirojë ta përqendrojë vëmendjen e saj diku tjetër, si linja e saj e bukurisë – JLo Beauty – ose prodhimi dhe aktrimi në më shumë filma.

Duke folur për Entertainment Tonight, këngëtarja e “On The Floor” theksoi: “E vërteta është se as nuk e di nëse do të bëj ndonjë album tjetër pas kësaj”.

Duke aluduar për menaxherin e saj të diskutueshëm të muzikës, ajo shtoi: “Mos i thuaj Benny se kjo është ajo që po mendoj – ky mund të jetë albumi im i fundit ndonjëherë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME