AKTUALITET

Jep dorëheqjen drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Florenc Doka

Drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Floren Doka ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Arsyet e vendimit të marrë nga Doka, ende nuk dihen.

Ndërkohë mësohet se ai ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e tij për dorëheqje, e cila është pranuar dhe miratuar nga Ministri i Drejtësisë.

Doka e mori detyrën në dhjetor të vitit 2023. Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj. Florenc Doka ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve edhe para emërimit të tij si drejtor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button