Jozi poston video pas kritikave, mbyll komentet

Jozi ka reflektuar pas reagimeve të shumta lidhur me deklaratën e tij, ku i është drejtuar Gjestit me fjalë fyese dhe të rënda. Ai ka publikuar një video-selfie në Instagram, ku iu kërkon falje të gjithë shqiptarëve, veçanërisht familjes së Gjestit.
Ai shprehet se ndjen një detyrim shpirtëror dhe patriotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës, duke kërkuar falje publike për çdo keqkuptim të mundshëm. Jozi thotë se qëllimi i tij nuk ka qenë asnjëherë të prekte dhe as të dëmtonte një plagë të tillë për shqiptarët.
Në mbishkrimin e videos, Jozi e mbyll postimin me fjalët: “Kosovë e Adem Jasharit hej ta puthsha plagën”, duke shprehur dashurinë dhe respektin e tij të thellë për Kosovën dhe historinë e saj. Po ashtu Jozi në këtë video i ka mbyllur komentet.