MAGAZINË

Justin Bieber pranon: “Kam probleme me zemërimin”

Justin Bieber ka pranuar se po përballet me probleme emocionale dhe shpërthime zemërimi, vetëm disa ditë pasi u përfshi në një përplasje të ashpër me paparacët në Malibu.

Në një postim në Instagram, këngëtari 31-vjeçar shkroi: “Të gjithë më thonë të shërohem… Po sikur të mundesha, nuk do ta kisha bërë tashmë?” Ai shtoi se ndihet i “thyer” dhe i “lodhur” nga përpjekjet për të qenë “si të tjerët që mendojnë se duhet të rregullohem”. Bieber tha se vetëm besimi në Jezusin e ndihmon të mendojë për të tjerët dhe jo vetëm për veten.

Deklarata vjen pak pas një momenti shpërthyes ndaj paparacëve, ku u dëgjua duke bërtitur:
“Hiqe kamerën nga fytyra ime!” – duke i quajtur ndërhyrjet e tyre të padurueshme.

Justin u pa gjithashtu i shqetësuar në publik dhe ka ndarë mesazhe enigmatike në rrjetet sociale. Ai ka shprehur frikën për sigurinë e tij dhe ka  ërmendur edhe lodhjen që ndien si baba i ri. Po ashtu, këngëtari raportohet se përballet me probleme financiare dhe i detyrohet menaxherit të tij të mëparshëm, Scooter Braun, mbi 8 milionë dollarë.

Megjithatë, përfaqësuesit e tij thonë se ai është në një periudhë të mirë në jetën personale që nga ardhja në jetë e djalit të tij me Hailey.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button