LIFE STYLE

Rama në objektivin e Vogue, kostum krem dhe fjongo e kuqe në dasmën e Soros

Edi Rama është shfaqur në dasmën mes Alex Soros dhe Huma Abedin me një kostum krem dhe me një kordele të kuqërremtë. Revista prestigjioze Vogue publikoi këtë foto ku shfaqet kryeministri Edi Rama krah dhëndrit të ri.

I buzëqeshur dhe në pozë të afërt me Soros-in e ri, Rama konfirmon për të disatën herë lidhjet e tij të afërta me familjen më të njohur filantropike të politikës progresiste në SHBA.

Edhe pse vetë nuk publikoi asgjë në rrjetet sociale, kryeministri shqiptar u fotografua në këtë moment simbolik nga objektivi i Vogue, duke marrë pjesë në një ceremoni që për shumëkënd ishte një takim mes politikës së vjetër të Klintonëve dhe brezit të ri të trashëgimtarëve të Soros.

Rama është ndoshta i vetmi i pranishëm që ka marrë pjesë në të dyja martesat: atë të Xhorxh Soros në vitin 2013 dhe tashmë të djalit të tij, fakte që tregojnë për një marrëdhënie të privilegjuar me familjen Soros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button