Justin Bieber shpërthen ndaj mikut: Frikacak

Justin Bieber ka shpërthyer publikisht në rrjete sociale pas një shkëmbimi të tensionuar mesazhesh me një mik të paidentifikuar.
Në mesazhet që ai ndau në Instagram të dielën mbrëma, Bieber shkruan:
“Kurrë nuk do t’i shtyp emocionet e mia për dikë. Konflikti është pjesë e çdo marrëdhënieje. Nëse nuk të pëlqen zemërimi im, nuk të pëlqej unë.”
Ai vazhdoi duke sqaruar: “Zemërimi im është përgjigje ndaj dhimbjes që kam kaluar. T’i kërkosh një personi të traumatizuar të mos jetë i traumatizuar, është thjesht mizore.”
Miku i tij u përgjigj se nuk është mësuar me dikë që “shpërthen ndaj tij”, çka nxiti një reagim edhe më të ashpër nga këngëtari:
“Ajo dhemb. Ky shoqëri mori fund. Kurrë nuk do ta pranoj që një burrë ta quajë zemërimin tim shpërthim emocional.”
Bieber, 31 vjeç, vazhdoi duke e fyer mikun dhe deklaroi se ka miq të mirë që e respektojnë:
“Nuk po bëja shaka kur të thashë se nuk kam nevojë për ty si mik. Kjo vetëm konfirmon që ti ishe ‘frikacaku’ që gjithmonë kam menduar.”
Në një tjetër postim në Instagram Story, Bieber shfaqi edhe më tej gjendjen e tij emocionale:
“Mos më pyet më nëse jam mirë. Mos më pyet si po ja kaloj. Nuk e bëj këtë me ty, sepse e di sa e vështirë është jeta për të gjithë ne.”
Ky shpërthim vjen pak ditë pasi Justin kishte një përplasje të tensionuar edhe me paparacët jashtë Soho House në Malibu, ku u dëgjua duke bërtitur:“Jo sot, vëlla. Largoje kamerën nga fytyra ime!”