Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKandidatia e PD Sofie Alushaj u premton punësime në ndërmarje të naftës...

Kandidatia e PD Sofie Alushaj u premton punësime në ndërmarje të naftës banorëve të zonave naftënxjerrëse të Zharrzës (fotot)

Patos – Kandidatia e PD për bashkinë Patos  Sofie Alushaj ndalesën e radhls e ka pasur me banorët e Frashërit, Verbasit dhe të Zharrzës në.njësinë administrative të Zharrzës ku ka kryer takime të përzemërta në këtë zonë që është lënë në harresë nga autoritetet lokale.

Derë më derë, banesë.më banesë Sofia dhe stafi i saj kanë dëgjuar problemet e ndryshme që ata kanë  dhe nuk u janë zgjidhur ndër vite.

Fermerët e zonës së begatë me bujqësi dhe tokë të pasur me naftë por që naftëtarë nuk ka më të punësuar kanë ngritur shqetësime me mungesën e tregjeve,  cmimet e larta të plehrave kimike si dhe një pjesë e tyre probleme me  ndotjen e tokave dhe të ajrit por mbi të gjitha me gropat me naftë bruto pranë banesave të tyre ku  çdo ditë u rrezikohet jeta e tyre, e fëmijëve por dhe e shpendëve dhe kafshëve shtëpiake.

Rrugë të pa shtruara, ajër i ndotur, njerëz me karbon në gjak, me anemi e arritmi  edhe pse bashkia Patos ka marr shuma të mëdha nga taksa renta minerare që kompanitë vendase e të huaja i paguajnë nga shfrytëzimi i nëntokës por që shumë pak është investuar në komunitet, për rrugë, mjedis dhe kryesorja shëndetin e tyre.

Kandidatia për bashkinë Patos Sofie Alushaj u ka premtuar banorëve se me mbështetjen e tyre bashkia do të drejtohet nga ajo dhe institucioni do u kthehet banorëve si një instirucion  i parë ku ata të shkojnë e të zgjidhin problemet e tyre.

Sofie Alushaj  ka dëgjuar me vëmëndje problematikat e tyre dhe u ka premtuar se pas datës 14 maj problemet e tyre do të marrin zgjidhje sipas rëndësisë. Do kemi punësime pasi kompanive që operojnë në fushën e nëntokës së Zharrzës do u vihet kusht që një përqindje të të punësuarëve ta marrin pikësrishtë nga komuniteti që po shfrytëzohet nëntoka dhe taksa që ata paguajnë të investohet aty ku shfrytëzohet.

Banorët i kamë.premtuar mbështetje kandidates dhe i kanë pohuar se në 14 maj vota e tyre do të jetë për PD dhe Sofie Alushaj e jo për mashtruesit e Rilindjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME