Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet ashpër

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet ashpër, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve
Pasi nuk arritën të çajnë kordonin e dytë të sigurisë të vendosur nga Policia e Shtetit pranë Parlamentit, protestuesit kanë ndryshuar strategji në shenjë revolte. Dhjetëra qytetarë janë zhvendosur duke bllokuar tërësisht qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Elbasanit, një nga akset kryesore hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit.
Kjo lëvizje ka shkaktuar menjëherë kaos dhe radhë të gjata trafiku në të gjitha rrugët lidhëse të kësaj zone. Gjatë bllokimit nuk kanë munguar as përplasjet verbale e tensionet direkte mes drejtuesve të mjeteve të mbetur në bllokim dhe protestuesve. Për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve dhe për të rikthyer normalitetin, në aksin e bllokuar kanë ndërhyrë menjëherë forcat e Policisë së Shtetit.







