Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKarim Benzema kërkon largimin nga Arabia, synon rikthimin në Europë

Karim Benzema kërkon largimin nga Arabia, synon rikthimin në Europë

Karim Benzema ka kërkuar të largohet përkohësisht nga Al Ittihad, duke pasur parasysh situatën problematike të tij, gjithnjë e më shumë mosmarrëveshje me klubin e tij aktual. Sulmuesi francez është rikthyer në stërvitje në Jeddah, ndërsa skuadra e tij është në Dubai duke u përgatitur për rinisjen e sezonit më 7 shkurt.

Benzema në fakt është larguar me dëshirën e tij para fundit të vitit 2023, duke humbur seancat e fundit të stërvitjes së klubit në mënyrë të pajustifikueshme. E gjitha kjo ngjarje pas disfatës së rëndë të pësuar nga Al Nassr e Cristiano Ronaldos.

Ish-lojtari i Real Madrid, i ndjerë nën presion nga Al Ittihad, ka kërkuar që të largohet përkohësisht nga klubi, me drejtuesit e klubit arab që i kanë propozuar që të shkojë në huazim në një ekip tjetër në kampionatin saudit. Benzema e hodhi menjëherë poshtë duke kërkuar huazimin në Europë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME