Monday, March 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPesë ushqimet më të mira për të shëruar dhimbjen e muskujve

Pesë ushqimet më të mira për të shëruar dhimbjen e muskujve

Dhimbjet e muskujve shpesh janë të lidhura me sforcimet e trupit gjatë ushtrimeve fizike. Në shumë raste të tjera mund të shkaktohen edhe nga një dietë e varfër ushqimore.

Prandaj ekspertët rekomandojnë futjen e disa ushqimeve të caktuara në dietën tuaj për të parandaluar çdo dhimbje. Potasiumi është minerali kryesor për lehtësimin dhe pakësimin e dhimbjeve.

Është një ndihmës esencial në komunikimin që muskujt dhe nervat kanë me njëri tjetrin. Megjithëse potasiumi është i lidhur kryesisht me bananet ka një sëre ushqimesh të tjera shumë here më të pasura me këtë mineral.

Më poshtë ju rekomandohen 5 nga ushqimet më të vlefshme që do të qetësojnë muskujt tuaj:

Uji

Mungesa e ujit në trup mund të jetë në shumë raste shkaku i dhimbjeve dhe spazmave të muskujve. Sigurohuni të qëndroni gjithnjë të hidratuar për të parandaluar këto simptoma.

Fasulet

Varietete të ndryshme të fasuleve përmbajnë sasi të ndryshme potasiumi, por më të pasura janë fasulet e zeza. Një pjatë fasule të zeza përmban 801mg potassium që është rreth 17% e vlerës së potasiumit të rekomanduar në një ditë. Sigurohuni t’i përfshini bishtajorët sa më shumë në dietën tuaj për shëndet të mirë.

Lëngu i turshive

Një stadium i vitit 2013 tregoi se lëngu i turshive ndihmon në reduktimin e dhimbjeve muskulare. Gjithsesi ju këshillohet të bëni kujdes nëse nuk duhet të konsumoni sasi të mëdha kripë.

Shalqi

Mjaftojnë dy feta shalqi në ditë dhe ju do të merrni rreth 640 mg potasiumi menjëherë. Sigurohuni ta konsumoni atë të freskët gjatë stinës së verës pasi përveçse ju freskon shëron dhe muskujt tuaj.

Patate të ëmbla

Një patate e ëmbël përmban rreth 542 mg kalium duke shtuar këtu edhe nivelet e larta të vitaminës A. Këto patate do të jenë një qetësues natyral për muskuj tuaj. Provojini ato të pjekura, të skuqura apo pure për rezultate të menjëhershme. /AgroWeb.org/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME