Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETKeni neps të pakontrollueshëm? Ja çfarë i mungon trupit tuaj

Keni neps të pakontrollueshëm? Ja çfarë i mungon trupit tuaj

Sa herë ju ka ndodhur që menjëherë pasi jeni zgjuar, keni futur kokën në frigorifer për të gjetur diçka të ëmbël ose të kripur? Ose të ngriheni nga hiçi dhe të kërkoni me patjetër një kub çokollate ose të pickoni patatina? Nuk është aspak e pazakontë, pëkundrazi ndodh më shpesh nga ç’mendoni, dhe në shumicën e rasteve është një shenjë se trupit tonë i mungojnë disa substanca thelbësore. Nutricionisti Lee Holmes shpjegon se çfarë duhet të bëni në këto raste

Çfarë do të thotë nëse keni një neps të ëmbël?

Dëshira për ëmbëlsirat është zakonisht një sinjal i mungesës së mineraleve të rëndësishme, kështu që nëse hani çokollatë, kek ose diçka të ngjashme, mund të nënkuptojë se ju mungon hekuri, kalciumi, magnezidhe zinku.

Çfarë do të thotë nëse dëshironi ushqim të kripur?

Nëse papritmas ndjeni nevojën për diçka të kripur, si patatina ose kikirikë, ky është një sinjal i një çekuilibri elektrolit.  “Kur humbasim shumë kripë dhe elektrolite, trupi do të dërgojë një sinjal për të zëvendësuar atë të humbur. Ju do të ndjeni një dëshirë për patate të skuqura ose ushqime të tjera të kripura, por mund të jetë gjithashtu një shenjë se keni mungesë zinku ose hekuri”, tha Holmes.

Cila është zgjidhja?

Lee Holmes thekson se secila prej këtyre dëshirave të papritura për ushqime “të dëmshme” plot kripë dhe sheqer mund të plotësohet në mënyrën e duhur, do të kënaqni oreksin tuaj dhe do të kompensoni pikërisht atë që i mungon trupit. Nuk doni të abuzoni, por t’i plotësoni me ushqime të shëndetshme? Atëherë hani arra, pulë, vezë, djathë, perime dhe fruta me ngjyra të forta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME