KRYESORE

Kërcet thika mes zjarrfiksave të Kavajës, dy të plagosur

Kavajë – Një sherr mes zjarrikësve ka ndodhur brenda repartit në Kavajë. Raportohet se një zjarrëfikës është konfliktuar me kolegët e tij dhe dyshohet se ka qëlluar me thikë dy prej tyre.

Të plagosurit raportohet se kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në repartin zjarrëfikës të Kavajës.

Policia e Kavajës ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt dhe ka ndaluar personin e dyshuar si autor të sulmit ndaj kolegëve. Gjithashtu zjarrëfiksët e përfshirë në konflikt janë pezulluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button