Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËKëta janë artistët më të dëgjuar të vitit

Këta janë artistët më të dëgjuar të vitit

Ju prezantojmë me artistët me më shumë transmetime dhe fitime dhe në të gjithë botën e muzikës për vitin 2022. Justin Bieber zë vendin e parë, me miliona ndjekës në rrjetet sociale. Artistja femër më e njohur aktualisht është Taylor Swift, ndërsa BTS janë grupi më i njohur.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë e 10 artistëve më të dëgjuar.

Justin Bieber
Bad Bunny
Ed Sheeran
Drake
The Weeknd
BTS
Taylor Swift
Harry Styles
Rihanna
Ariana Grande

Ed Sheeran ka thyer një rekord gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kënga e tij “Bad Habits” e bëri atë artistin më i luajtur, si dhe kënga më e dëgjuar. Kjo e bën këngëtarin njeriun e parë që fiton të dyja vlerësimet në dy vite të ndara. Ai më parë e bëri këtë arritje në vitin 2017, ku u publikua hiti i tij “Shape of You” dhe albumi i njohur “Divide”.

E vetmja artiste tjetër që ka kryesuar të dy listat në të njëjtin vit është Adele, me “Rolling In The Deep” që e bëri atë artisten më të luajtur të vitit 2011.

Ed Sheeran ka marrë kurorën e artistit më të luajtur në pesë vitet e fundit, me përjashtim të vetëm në 2020 ku kryesoi Dua Lipa me albumin e saj “Future Nostalgia”.

Listat vjetore përpilohen nga kompania e licencimit të muzikës “Phonographic Performance Limited” (PPL) nga përdorimi i muzikës dhe të dhënat e transmetimit nga stacionet radiofonike dhe kanalet televizive, si dhe shfaqjet publike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME