Kim K thyen heshtjen: A e dëmtoi fustanin e Marilyn Monroe?

Kim Kardashian ka vendosur të mbajë ende të fshehta detajet rreth një prej veshjeve më të famshme dhe më të përfolura të saj — fustanit legjendar të Marilyn Monroe.
Në një intervistë me Vanity Fair, gjatë një testi me detektor përkrah aktores Teyana Taylor, Kardashian u pyet nëse kishte “dëmtuar” fustanin e Monroe që ajo veshi në Met Gala 2022 — një çështje që prej asaj kohe ka ndezur debate të shumta në rrjet.
“Eja ta sqarojmë këtë njëherë e mirë. A e dëmtoi ti fustanin e Marilyn Monroe?”, pyeti Taylor. “Jo, jo,” u përgjigj prerë Kim.
Kur Taylor e ngacmoi më tej, duke e pyetur nëse fustani “ishte dëmtuar që më parë”, Kardashian shtoi me qetësi: “Nuk e di si më erdhi mua, por tani është perfekt.”
Kur u pyet se kush e kishte “rregulluar” fustanin pas përdorimit, Kim iu shmang përgjigjes me humor: “Do më kushtosh 10 milionë dollarë sigurim nëse vazhdojmë me këtë pyetje. Kalojmë te tjetra.”
Fustani ikonë, i dizajnuar nga Jean Louis, u vesh fillimisht nga Marilyn Monroe në vitin 1962 gjatë performancës së saj legjendare për Presidentin John F. Kennedy.
Për të arritur të njëjtin efekt në Met Gala, Kim Kardashian ndoqi një regjim të rreptë diete dhe humbi 16 paund në tre javë. “Ishte një sfidë si për një rol filmi. U përpoqa me çdo kusht të hyja brenda tij,” kishte deklaruar ajo më parë për Vogue.
Pas eventit, Kardashian u përball me kritika të shumta kur në internet u publikuan foto që tregonin dëmtime në fustan — kristale të humbura dhe çarje pranë zinxhirit.
Megjithatë, muzeu Ripley’s Believe It or Not!, i cili e zotëron fustanin, mohoi çdo akuzë se dëmtimet ishin shkaktuar nga Kardashian. Ata sqaruan se veshja kishte pasur shenja konsumimi para se t’i huazohej asaj në vitin 2022.









