Thursday, February 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Kishte lidhje dashurie me një burrë?” Babai i Naim Murselit: E tmerrshme!

“Kishte lidhje dashurie me një burrë?” Babai i Naim Murselit: E tmerrshme!

“Çift më të lumtur nuk kishte”. Kështu e përshkroi marrëdhënien e djalit të tij, Naim Murselit dhe Liridonës, Shaban Murseli. Në një intervistë dhënë për emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, babai i autorit të dyshuar si porositës të vrasjes së gruas së tij, Shabani tha se ata ishin njohur me dashuri.

Ai ka komentuar edhe aludimet se i biri mund të ketë pasur lidhje dashurie me një burrë duke e konsideruar këtë një gjë të tmerrshme. “Kam dëgjuar se ka pasur spekulime kinse se ka pasur lidhje dashurie me një burrë. Kjo që po shkruajnë është e tmerrshme”, – u shpreh Shaban Murseli.

Pjesë nga intervista:

Çfarë mund të më thuash për marrëdhënien e çiftit?

Naim Murseli: Familja ime ka pasur dashuri të madh mes këtyre dy personave. Tani jam i shokuar. Këtë mund ta pohojë dhe familja Ademaj. Janë njohur me dashur me njëri-tjetrin.

Më çfarë është marrë Liridona në Suedi??

Naim Murseli: Kur ka ardhur je i detyruar të bësh disa shkollime, duke filluar së pari me gjuhën dhe profesionin. Pastaj Liridona u punësua në një kompani që kujdesej për të moshurarit. Liridona kishte një dëshirë të hapte kompani të vetën dhe e ka hapur një kompani të suksesshëm të pastrimit.

Me çfarë të ardhurash e hapi kompaninë?

Naim Murseli: Ka investuar Naimi. Liridona punonte edhe në restorant. Naimi në vitin 2019 kishte shpërngulur në Gjermani për një kohë. Atje ka shkuar dhe Liridona, ku ndenji një muaj.

Pas varrimit të Liridonës, djali juaj u arrestua nga policia.

Po e vërtetë

Si e mësuat lajmin?

Është interesante dhe ju kërkoj falje atyre që e panë intervistën e parë që e bëra të varrezat. Edhe pas varrimit jam kthyer në shtëpi dhe ende nuk kisha asnjë indikacion që do të arrestohej apo është i dyshuar djali. Ai ishte arrestuar dhe askush nuk më tha se ishte arrestuar, për të mos shqetësuar.

Kam qenë për ngushëllim në familjen Ademaj. Ata më deklaruan se në intervistën e dhënë për emisionin tim, ju kishit treguar diçka të drejtë. Çfarë ju thotë sot?

Sot edhe 100 vjet, përderisa është i akuzuar djali, jam me familjen Ademaj, Liridonën, e kam pjesë të familjes sa të jem gjallë. I shpreh ngushëllime gjithë kombit shqiptarë.

Vrasja e Liridonës ka prekur gjithë shqiptarët…

Jo vetëm shqiptarët, por edhe anë e mbanë. Edhe Suedinë, të gjithë njerëzit. Edhe pse nuk janë shqiptarë, i ka prekur thellë.

Pse e vrau Liridonën?

Kjo pyetje është pyetje është 1 milion dollarëshe. Naimi ishte i përkushtuar ndaj Liridonës. Mos ka qenë jeta e tij në rrezik, i kërcënuar. Se përndryshe nuk ka asnjë teori tjetër. Ndoshta nga bizneset, nga politika. Atë e di ai. Ai priste avionin nga Suedia për në Kosovë, vetëm që t’i ndërronte gomat!

A ka qenë ndonjëherë i sëmurë Naimi, ku i është dashur ndihma e Pacollit?

Shaban Murseli: Faleminderit që më pyete se kjo po keqpërdoret. Naimi kur ka lindur ka lindur me një defekt në zemër, është dashur të bëjë 2 operacione. Operacionin e parë kam shkuar në Zagreb.

Me çfarë punësh është marrë Naimi në Suedi?

Shaban Murseli: Është marrë me shumë punësh. Ka punuar si shitës i disa reklamave të kompanive. Ka qenë këshilltar të një kompanie të madhe sigurimesh nn Suedi.

Jeni pro versionit që ka të bëjë me sigurimin e jetës që Liridona ka pasur në Suedi?

Shaban Murseli: Nuk i besoj këtij versioni. Sigurimi është 300 mijë euro.

Djali juaj ka qenë shumë aktiv në rrjetet social, nuk shfaqet përkrah Liridonës, por përkrah VIP-ve.

Shaban Murseli: Naimi ka mijëra foto me Liridonën.

Le të ndalojmë pak te politika…Nxitoi që të thoshte; djali juaj nuk ka qenë ndonjëherë këshilltar i Pacollit…

Ai ka qenë në takime të rëndësishme. Ka qenë këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme. Këtë mund ta vërtetoni nga faqja e ministrisë, se them unë!

Flitet që këtë detyrë e ka bërë pa pagesë…

Këshilltarët e ministrisë së Punës së Jashtme nuk paguhen nga buxheti i qeverisë së Kosovës. Por na fondet. Nuk e di se ka diçka falas. Të punon falas! Asnjë këshilltar nuk paguhet nga fondi i Kosovës.

Si është njohur Behgjet Pacolli dhe u bë kumbar i dy djemve?

Falë aftësive të Naimit. Ai ishte djalë shumë inteligjent, për IT. Djali më inteligjent që ekziston. Ka mbaruar disa shkolla. /Marrë nga BalkanWeb 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME